Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sarkozy në kërkim të pafajësisë, beteja e tij në Apel nis në mars
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përballet me apelin ndaj dënimit për konspiracion, në lidhje me financimin e paligjshëm nga Libia për fushatën e tij presidenciale të suksesshme në vitin 2007. Gjykata e Apelit në Paris njoftoi të enjten e 13 nëntorit, se seancat do të zhvillohen nga 16 marsi deri më 3 qershor. Këtë javë, Sarkozy u lirua nga burgu pasi gjykata vendosi që ai nuk duhet të vuajë dënimin me burg gjatë kohës që pritet vendimi i apelit, në kundërshtim me vendimin fillestar. Ish-presidenti tani synon të rrëzojë dënimin me pesë vjet burg të dhënë në muajin shtator. “E vërteta do të triumfojë. Kjo është një e vërtetë që jeta na mëson,” shkroi Sarkozy në rrjetin social X pasi u rikthye në shtëpi. Sjellim ndërmend se Sarkozy u...