Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria – VIDEO
Mandarinat e Konispolit mbeten në degë, fermerët me sytë nga Zoti dhe Qeveria Në Konispol, aty ku çdo vjeshtë aroma e mandarinave mbush ajrin, këtë vit mbretëron heshtja. Degët janë të mbushura plot, por tregu është bosh. Pas një lajmi të përhapur në disa portale, që akuzonte produktin për mbetje pesticide, fermerët janë gjendur përballë një krize të paprecedentë. ARJOL SHERO – FERMER DHE GRUMBULLUES “Unë, për shembull, kam pesë vjet që nuk grumbulloj pa analiza. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me marketet Lidl në Europë. Ata vijnë, marrin mostrat në çdo parcelë, në çdo fermer, bëjnë analizën dhe në bazë të analizës bëjnë tërheqjen e produktit. Deri sot unë kam bërë mbi 100 analiza për sivjet dhe të gjitha...