Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Shqipëria heq të gjitha “pikat e kuqe” nga Muri i Zgjerimit në Bruksel
Shqipëria do të mbajë më 17 nëntor në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e cila do të shënojë hapjen e grup-kapitullit të fundit në procesin e anëtarësimit: Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni. Ky zhvillim nënkupton se Shqipëria ka hequr të gjitha “pikat e kuqe” nga Muri i Zgjerimit, një tabelë vizuale e progresit të vendeve kandidate drejt BE-së, e prezantuar nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos. “Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. Sot, Shqipëria ka ecur kaq shpejt”, deklaroi Kos gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama më 16 shtator në Bruksel. Konferenca e 7-të do të përfshijë hapjen e pesë kapitujve të fundit: Kapitulli 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural, Kapitulli 12 – Siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria,...