Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tentativa e hakerimit të SPAK/ Merret i pandehur Agim Ismaili i burgjeve
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë zyrtarisht person në hetim ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili. Ismaili është marrë i pandehur për tentativën e hakërimit të SPAK. Ai qëndroi 1 orë e 30 minuta në ambientet e SPAK. Pas daljes së tij, ai ka refuzuar t’iu përgjigjet gazetarëve dhe është larguar. Më parë, ai është pyetur si person në dijeni në lidhje me të paktën dy dosje hetimore. SPAK më 12 mars ishte në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Nga kjo ngjarje nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK.