Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur
Një grabitës ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një ndjekje e cila përfundoi edhe me dy makina të përplasura nga ana e tij. Policia bën me dije se 35-vjeçari pasi vodhi në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Bardhyl” një automjet, gjatë tentativës për t’u larguar shpejt, përplasi 2 automjete të tjera. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. M., 35 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30.10.2025, ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”, dhe gjatë largimit me të, me shpejtësi, ka përplasur 2 automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, 35-vjeçari e braktisi automjetin e vjedhur, në vendngjarje”, njoftojnë Uniformat Blu.