Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Aristoteli: Origjina dhe zhvillimi i poezisë
Pikëpamjet e tij për artin e veçanërisht për poezinë, (epikën, lirikën dhe tragjedinë), Aristoteli i ka shfaqur në veprën e tij “Poetika”, e cila ka arritur deri te ne në formë të cunguar. Por edhe me kaq a na ka mbërritur, mund të krijohet një ide e qartë mbi pikëpamjen estetike të filozofit dhe estetit të parë të madh të lashtësisë. “Poetika” mbetet monumenti më i rëndësishëm i mendimit estetik në periudhën klasike greke. Aty trajtohen çështjet kryesore të estetikës dhe të teorisë së artit, si: kuptimi i së bukurës, prejardhja e gjinive letrare dhe klasifikimi i tyre, marrëdhëniet e letërsisë me realitetin, parimet e vlerësimit artistik etj. ObserverKult ju sjell kapitullin ku Aristoteli flet për origjinën e poezisë. Aristoteli Origjina dhe zhvillimi i poezisë...