Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sabri Hamiti: Himni shqiptar
Sabri Hamiti Nga Sabri Hamiti Himni është këngë solemne, këngë e lavdit, vjershë që hartohet në frymë kombëtare, duke përfshirë përhershmëritë kombëtare në trajtë të dendur e simbolike.Vetëm kur kjo i përmban këto esenca dhe njëherësh pranohet nga të gjithë si e tillë mbërrin nivelin e këngës simbolike e përfaqësuese të kombit. Poetët provojnë të shkruajnë vjershën e këtillë, duke zbuluar secili konceptin e vet poetik të vjershës kombëtare. Në shqip vjersha të tilla kanë shkruar Asdreni, Fishta, Noli e Lasgushi, leximi i të cilave na jep mundësinë të hedhim dritë mbi mundësinë e krijimit të këngës okazionale e simbolike shqipe si dhe të hetojmë koncepcionin e tyre krijues. Simbas dëshmisë së Lasgush Poradecit, Asdreni himnin kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar e shkroi rreth vitit...