Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”/ Autoriteti i Dosjeve ankohet te ‘Ligjet’: Na duhen 12.6 mln lekë, nuk kemi pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës
Në mbledhjen e radhës së komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, po diskutohet projektligji për buxhetin e viti 2026. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) kërkon 12.6 mln lekë shtesë, ndërsa drejtuesja Gentiana Sula u shpreh se problem është dhe transporti i tyre, pasi ndodh shpesh herë që lëvizin në terren. Ndër të tjera ajo tha se ‘nuk ka pse të jemi ca të nënës dhe ca të njerkës’. Pjesë nga diskutimet: Drejtuesja e AIDSSH-së, Gentiana Sula: Duhen 12.6 mln lekë, mendoj se nuk janë shifra të mëdha. Ne harxhojmë pasi mbajmë dhe arkivin me kushte optimale. Në krahasim me vitin 2025, shpenzimet janë rritur me mbi 11%. Në lidhje me pagat e anëtarëve, kur u bë ligji për pagat...