Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

Italia vendos verifikimin e detyrueshëm të moshës për faqet pornografike

Italia bëhet vendi i parë në Evropë që zbaton plotësisht një sistem të detyrueshëm verifikimi të moshës për hyrjen në faqet pornografike. Vendimi, i miratuar nga Autoriteti Italian për Komunikime (Agcom), hyn në fuqi në bazë të dekretit “Caivano” dhe synon të mbrojë të miturit nga përmbajtjet e papërshtatshme online. Masat e reja do të zbatohen fillimisht për platformat me bazë në Itali, ndërsa ato që operojnë nga jashtë vendit, si Pornhub, YouPorn apo OnlyFans, kanë afat deri më 1 shkurt 2026 për t’u përshtatur me rregulloren. Deri atëherë, këto faqe do të mbeten të aksesueshme pa kufizime, raporton Ansa. Agcom ka përgatitur dhe i ka dërguar Komisionit Evropian një listë me 48 faqe të përfshira në këtë rregullore, e cila është në përputhje me udhëzimet...