Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Detajet e fundit – Hetimet për atentatin në Rinas/ Kërkesë Spanjës për lëvizjet e Danit, kontrolle në disa banesa…
Policia e Shtetit, ka kërkuar informacion në policinë Spanjolle, për të verifikuar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit,të cilët kanë qëndruar 3 ditë në Barcelonë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesa është bërë përmes oficerit të kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Spanjë, duke kërkuar verifikimin e lëvizjeve dhe mundësisht personat që Dani ka takuar në Spanjë. Dani dhe Sheqeri, ranë në pritë të armatosur sapo dolën nga terminali i Rinasit, ku ishin kthyer nga Spanja. Gjatë këtyre tre ditëve hetime, policia e Shtetit ka kryer kontrolle në disa banesa dhe biznese, por nuk është gjetur asgjë. Janë marrë në pyetje mbi 15 persona të cilët më pas janë lënë të lirë.