Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia kërkon informacione nga Spanja, 15 të shoqëruar
gilmando dani dhe muci shaljani TIRANË- Dy ditë pas atentatit që ndodhi në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së Muçi Shaljani, Policia e Shtetit nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen, pavarësisht kontrolleve të shumta që janë kryer në zonën e Fushë Krujës, Niklës dhe Kamzës. Policia ka kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle, mbi lëvizjet e Danit dhe Shaljanit, gjatë qëndrimit 4 ditor atje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë që personat e shoqëruar janë lënë të lirë, për shkak se nuk janë gjetur prova që i lidhin me ngjarjen. Punonjësi i AMP-së vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, i intubuar, për shkak se ka marrë...