Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndërpritet Komisioni i Ekonomisë/ Deputetët e opozitës kërkojnë shtyrjen e dëgjesës kur të jetë ministrja Balluku
Komisioni i Ekonomisë është ndërprerë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës se dëgjesa me Ministrinë e Infrastrukturës për projekt-buxhetin 2026, të bëhet në praninë e ministres Belinda Balluku. Deputetët e opozitës kërkojnë shtyrjen e dëgjesës kur të jetë ministrja Balluku. Pritet të merret vendimi nëse do të vijojë komisioni.