Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Opozita kërkoi shqyrtimin e projekt-buxhetit në praninë e Ballukut, rinis Komisioni i Ekonomisë
Pas disa minutash ndërprerjeje ka nisur Komisioni i Ekonomisë. Komisioni u ndërprerë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, se dëgjesa me Ministrinë e Infrastrukturës për projekt-buxhetin 2026, të bëhet në praninë e ministres Belinda Balluku. Kryetarja e komisionit deklaroi se projekt-buxheti të diskutohet, teksa shtoi se do të paraqesë kërkesën e tyre për të mundësuar pjesëmarrjen e ministres.