Tiranë: Vodhi automjetin dhe përplasi dy makina të parkuara

Tiranë: Vodhi automjetin dhe përplasi dy makina të parkuara

Policia e Tiranës ka ndaluar një 35-vjeçar, i dyshuar për vjedhje automjeti dhe shkaktim dëmi në rrugë publike. Ngjarja ndodhi në rrugët “Bardhyl” dhe “Mihal Duri” Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi D. M., 35 vjeç, dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 30 tetor 2025 ka vjedhur një automjet në rrugën “Bardhyl”. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ai ka përplasur dy automjete të parkuara në rrugën “Mihal Duri”. Pas përplasjes, i dyshuari ka braktisur automjetin e vjedhur në vendngjarje dhe është ndaluar më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj. Ndaj 35-vjeçarit pritet të merren masat ligjore për veprat penale...