Dyfishohet çmimi i ujit në Librazhd, banorët kundërshtojnë rritjen

Dyfishohet çmimi i ujit në Librazhd, banorët kundërshtojnë rritjen

Banorët e Librazhdit janë përballur me një lajm të pakëndshëm pasi çmimi  i ujit të pijshëm në qytet është dyfishuar, vendim ky i miratuar nga Këshilli Bashkiak. Ndërsa uji është burim i pastër dhe buron nga malet përreth, qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe të alarmuar nga rritja e papritur e tarifave, sidomos në një qytet ku niveli i papunësisë është shumë i lartë dhe shumica e rinisë punon ose kërkon punë jashtë. Një çift pensionistësh nga Librazhdi bëjnë apel, duke denoncuar rritjen e ndjeshme të faturës së ujit për muajin aktual, e cila është dy herë më e lartë se sa zakonisht. Ata tregojnë se në disa muaj më parë, faturat nuk kalonin kurrë mbi 1000 lekë, ndërsa këtë muaj kanë paguar mbi 2050 lekë....