Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj
Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”. Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera. Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar. Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.