Arrestohen dy persona nga Elbasani në Himarë, shpërndanin kokainë

Arrestohen dy persona nga Elbasani në Himarë, shpërndanin kokainë

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Wave”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Himarës. Gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas nga Elbasani, E. U., 46 vjeç dhe S. M., 46 vjeç, të dy të dyshuar se shpërndanin kokainë në zonën bregdetare, shkruan A2 CNN. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat” me të cilin lëviznin, si edhe në banesën që përdornin në fshatin Vuno, policia gjeti dhe sekuestroi: ·         46 doza kokaine, gati për shitje; ·         një peshore elektronike; ·         një shumë parash në euro dhe lekë, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti kriminal; ·         3 aparate celularë. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,...