Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar projektligjin për rihapjen e Qeverisë dhe përfundimin e mbylljes së saj më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai e ka nënshkruar dokumentin për të financuar Qeverinë deri në fund të janarit, pasi atë e kanë miratuar Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati. Në Zyrën Ovale, Trump ka thënë se Qeveria do t’i rinisë operacionet normale, pasi “njerëzit janë dëmtuar aq keq” nga mbyllja 43-ditore. Shumë shërbime qeveritare janë pezulluar prej tetorit dhe rreth 1.4 milion punëtorë federalë kanë qenë në pushim pa pagesë, ose kanë punuar pa paga. Edhe ndihmat për personat me të ardhura të ulëta ishin pezulluar, si dhe trafiku ajror ishte çrregulluar, me fluturime të anuluara apo të shtyra. Shërbimet qeveritare pritet të...