Edi Rama përzë nga Tirana Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliu do të drejtojë PS e kryeqytetit

Edi Rama përzë nga Tirana Belinda Ballukun, Ogerta Manastirliu do të drejtojë PS e kryeqytetit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën politike të Partisë Socialiste, duke hequr Belinda Ballukun nga posti i drejtueses politike të Qarkut Tiranë dhe duke emëruar në vend të saj Ogerta Manastirliun. Vendimi u bë publik ditën e djeshme, gjatë një takimi me socialistët e Njësisë 5 në Tiranë, ku Rama e përmendi ndryshimin “në mënyrë të tërthortë”, por të qartë për të pranishmit. “Dhe për këtë arsye, ne e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, në dëgjesat që do t’i bëjmë në...