34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba. Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim. Por si është parë kjo nga sytë e italianëve? Në vitin 2004, La Repubblica publikonte një artikull ku tregonte se edhe ata nuk ishin përballur me skena të tilla duke i zënë edhe ata në befasi. Edhe ajo verë e 1991 ishte ndryshe për ta. “Ishin vitet ’90, dhe Puglia përjetonte zbarkimet masive nga Shqipëria. Televizioni italian kishte krijuar në vendin e shqiponjave një ëndërr për liri e...