Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
34 vite nga eksodi i 8 Gushtit: Udhëtimi i dhimbshëm i ‘Vlorës’ për liri
Sot bëhen 34 vjet nga një prej episodeve më dramatike të historisë moderne shqiptare, eksodi i madh i 8 gushtit 1991, kur anija tregtare “Vlora” mbërriti në portin e Barit, Itali, e mbushur me më shumë se 20 mijë shqiptarë të dëshpëruar. Kthyer nga Kuba me një ngarkesë sheqeri, “Vlora” u përfshi nga turma njerëzish që synonin t’i shpëtonin izolimit dhe varfërisë së skajshme në Shqipërinë e asaj kohe. Fillimisht e kishte kursin drejt Brindizit, por përfundimisht u drejtua në Bari. Aty, autoritetet italiane, të papërgatitura për një mbërritje të tillë masive, vendosën të strehojnë emigrantët në stadiumin “Della Vittoria”. Kushtet ishin të vështira: mungesë ushqimi, ujë, pasiguri dhe tension i vazhdueshëm. Brenda dy javësh, rreth 17,400 prej emigrantëve u kthyen në Shqipëri, ndërsa vetëm...