Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mashtroi disa persona duke u marrë shuma parash, arrestohet 28-vjeçari në Korçë
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi akuzohet se ka mashtruar 6 qytetarë, duke u marrë shuma lekësh dhe ka vjedhur një shumë lekësh në një restorant. I arrestuari është Johan Mysllinj. 28-vjeçari u arrestua në një banesë të braktisur në lagjen nr. 4, Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash. Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.