Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Britania nuk e kurseu! Nëna shqiptare e tre fëmijëve ekstradohet për të vuajtur dënimin në Pojskë
Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve, përfshirë një foshnjë të porsalindur, është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë për të vuajtur një dënim me burg. Lirie Delishi, 25 vjeç, u urdhërua të ekstradohej pasi gjykatësi John Zani vendosi se interesi publik për të shmangur perceptimin e Britanisë si “strehë e sigurt për kriminelët” ishte më i rëndësishëm sesa pretendimet e saj për shkelje të të drejtës për jetë familjare, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Autoritetet shqiptare kishin kërkuar ekstradimin e saj për të vuajtur një dënim me katër muaj burg, pasi në vitin 2019 Delishi ishte kapur në aeroportin e Tiranës me një pasaportë të falsifikuar rumune, ndërsa tentonte të udhëtonte drejt Romës. Gjatë seancës...