Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vodhi 12 mln lekë nga një banesë në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari i dënuar në Greqi
Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga një 37-vjeçar autor të dy vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, 37-vjeçari rezulton i dënuar më herët në Greqi për të njëjtin krim. Më 19 tetor, ky person ka vjedhur në një kioskë në rrugën “Muhamet Gjollesha” produkte që kapin vlerën e 50 mijë lekëve, ndërsa vetëm pesë ditë më parë (më 8 nëntor) ka vjedhur nga një banesë, po në kryeqytet, 12 milionë lekë. Policia ka sekuestruar sendin e përdorur për vjedhjet me thyerje, veshjet e përdorura gjatë këtyre ngjarjeve, si dhe një sasi lënde narkotike të cilën 37-vjeçari e mbante në banesë. “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”. 5 ditë më parë, vodhi 12 milionë lekë, në një banesë, identifikohet dhe kapet 37-vjeçari, i dënuar më parë,...