‘Më jep 5 mijë euro’-E dashura e futi në kurth! Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat

‘Më jep 5 mijë euro’-E dashura e futi në kurth! Morën peng 27-vjeçarin dhe e dhunuan, arrestohen dy vajzat

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Dy vajza të moshës 21 dhe 25 vjeç, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj janë arrestuar lidhur me pengmarrjen dhe dhunimin e një 27-vjeçari në Tiranë. Të dyja së bashku me Luzjan Kimzën, rrëmbyen 27-vjeçarin e dhunuan dhe i kërkuan shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. Në kërkim vijon të jetë njëri nga bashkëpunëtorët. Luzjan Kimza mësohet të jetë ideatori i pengmarrjes, i cili pasi ka zbuluar se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para. Për këtë, është futur në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku, gjithashtu e shpallur në kërkim. Ajo ka pasur rolin e 'ndërmjetëses', e cila ka biseduar me 27-vjeçarin dhe kanë lënë vendtakimin për...