Spekulanti Ben Blushi, si po përdor kartën e myslimanëve për të shitur librin e vet

Spekulanti Ben Blushi, si po përdor kartën e myslimanëve për të shitur librin e vet

Ben Blushi është rikthyer sërish në qendër të debatit publik me librin e tij të ri “Jam Mysliman”. Autori që prej vitesh përdor provokimin si mjet publiciteti, ka zgjedhur të prekë këtë herë temën më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, fenë për të rikthyer emrin e vet në qendër të vëmendjes. Pas publikimit të librit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të forta, nga përgëzime e kureshtje, deri te kritika dhe mallkime. Por Blushi vetë e ushqen këtë valë reagimesh, duke publikuar me kujdes çdo mesazh që ndez më shumë diskutim. Qëllimi është i qartë. Sa më shumë polemikë, aq më shumë shitje. Për të, feja nuk është reflektim shpirtëror, por një temë që prodhon debat, vëmendje dhe përfitim tregtar. Në këtë logjikë, Blushi ka...