Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Morën peng dhe dhunuan 27-vjeçarin, arrestohen dy vajza në Tiranë (Emrat)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetase të shpallura në kërkim tre ditë më parë, të dyshuara si pjesë e një grupi që rrëmbeu dhe dhunoi një 27-vjeçar për ta detyruar t’u jepte para. Në pranga ranë 21-vjeçarja Monika Marku dhe 25-vjeçarja Suate Çeloaliaj. Dy të rejat akuzohen se bashkëpunuan me katër persona të tjerë, Lusjan Kimza, Asmireld Nimani, Agustin Kimza (të arrestuar) dhe Klajdi Limani, për të marrë peng 27-vjeçarin, të cilit i hoqën lirinë për disa orë dhe e dhunuan fizikisht brenda një apartamenti. Ndërkohë blutë po punonjnë për kapjen e shtetasit Klajdi Limani, të shpallur në kërkim policor.