Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Game Over”, arrestohen pronari dhe administratori i lokalit të lojërave të fatit në Vlorë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin. Gjatë kontrollit të kryer në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të A. L., 32 vjeç, u konstatua zhvillimi i aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Në njoftimin e policisë thuhet se në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë: -A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit; -S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit. Gjatë...