Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e SHBA-ve
Presidenti Donald Trump ka firmosur më në fund projektligjin për shpenzimet që rihap qeverinë dhe i jep fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-ve. Ai e nënshkroi ligjin afatshkurtër vetëm disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi atë me 222 vota pro dhe 209 kundër të mërkurën në mbrëmje, dhe dy ditë pasi Senati e miratoi me një shumicë të ngushtë. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se qeveria do të “rifillojë operacionet normale” pas një mbylljeje 43-ditore që “dëmtoi shumë njerëz“. Shumë shërbime qeveritare ishin pezulluar që nga tetori, dhe rreth 1.4 milion punonjës federalë ishin në leje pa pagesë ose punonin pa u paguar. Ndihma ushqimore ishte pezulluar dhe udhëtimet ajrore ishin ndërprerë në të gjithë vendin. Shërbimet qeveritare pritet të...