Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Investim energjetik në Belsh, KESH pritet të çelë tenderin për projektin 41.6 milionë euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) pritet të çelë javën e ardhshme procedurën e prokurimit për impiantin fotovoltaik të Belshit. Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u dhanë detaje lidhur me procedurën ku thuhet se me shumë gjasa prokurimi do të nisë në datë 20 nëntor 2025. Ky është një projekt që mbështetet direkt me një kredi 30 milionë euro të Bankës çka automatikisht e bën atë të detyruar të ndjekë rregullat e prokurimeve që i nënshtrohen procedurat e ngjashme që kanë financimin e BERZH. “Klienti i përmendur synon të përdorë një pjesë të të ardhurave nga një hua dhe/ose grant të administruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të financuar koston e projektit. Financim i BERZH 30 mln euro...