Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

Andorra mban gjallë shpresat e kualifikimit tonë në Botëror, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

Për Shqipërinë e Sylvinhos ka ardhur momenti i së vërtetës. Dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2026 do të vendosin fatin e kuqezinjve. Në lojë është vendi i dytë në grupin K, që siguron kalimin në “play-off”. Anglia ka siguruar tashmë kualifikimin direkt si kryesuese absolute, ndërsa Shqipëria dhe Serbia luftojnë për vendin e dytë. Sfida e pare e nëntorit, sonte kundër Andorrës, është vendimtare për kuqezinjtë, të vetëdijshëm se ndeshja e fundit ndaj Anglisë do të jetë shumë e vështirë, pavarësisht se anglezët janë tashmë të kualifikuar. Serbia, ndërkohë, do të përballet me Andorrën dhe Letoninë në 180 minutat e fundit kualifikuese, ndaj çdo pikë është jetike. Tri pikët ndaj Andorrës mund ta mbajnë gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Botërorin 2026....