Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama i bën jehonë takimit me qeverinë Meloni: Do nënshkruhen 16 marrëveshje
Kryeministri Edi Rama i ka bërë jehonë takimit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane që do të zhvillohet më vonë gjatë së enjtes në Romë. Teksa e cilëson mbledhjen e përbashkët si një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, Rama shton se gjatë takimit pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje që do të forcojnë më tej partneritetin mes dy vendeve. “Me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Italia dhe Shqipëria zhvillojnë sot në Romë...