“Policia u zhduk në 21 Janar, Basha u përgjum”, Qafoku: Thoshin ka 20 të vrarë

“Policia u zhduk në 21 Janar, Basha u përgjum”, Qafoku: Thoshin ka 20 të vrarë

Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN kujtoi se si policia u zhduk në 21 Janar dhe se si nuk gjendej asnjë nga Partia Demokratike që të fliste për mediat. “Për mua, goditja e 20-30 djemve me hunj dhe goditja e policisë ishte krimi i parë. Unë nuk e di a janë hetuar këta, por krimi i parë është ky. Gjithçka tjetër pastaj është rrjedhojë e nxehjes së situatës. Një element shumë i rëndësishëm ishte edhe zhdukja e policisë, duke ia lënë Gardës. Garda aty pastaj kishte veprime nga më absurdet”, tha Qafoku. “Ne thoshim atë ditë ku është ministri i Brendshëm? Ne s’gjenim njerëz që të flisnin nga PD-ja. Sa e kërkonim ne Luzim Bashën...