“Vrasje shtetërore”/SPAK heton Berishën për ’21 Janarin’, reagon avokati:Mendoj se do jetë e vështirë por jo e pamundur

“Vrasje shtetërore”/SPAK heton Berishën për ’21 Janarin’, reagon avokati:Mendoj se do jetë e vështirë por jo e pamundur

Avokati Romeo Kara i ftuar në një studio televizive komentoi se ngjarjet e 21 janarit përbëjnë një “vrasje shtetërore” që duhet zbardhur, duke sjellë në vëmendje edhe vendimet e Strasburgut, sipas tij. Kara tha se prokuroria ka identifikuar piketat dhe mbledhur prova, ndërsa pritshmëria është që të thirren si të pandehur figura si Sali Berisha. Avokati akuzoi gjithashtu për shkatërrim provash, përfshirë çështjen e serverëve dhe për mbrojtje të hapur nga qeveria e asaj kohe, ndërsa vuri në dukje se hetimi deri tani ka qenë i cunguar. Kara theksoi se një ndjekje më e gjerë mund të sjellë emra të tjerë nga “piramida e qeverisë” dhe se të paktën disa persona që kanë dëmtuar provat mund të përballen me përgjegjësi. “21 Janari, është një vrasje...