Rikthimi i TVSH-së në bujqësi, ministri Salla shpjegon si do të kompensohen fermerët me 10%

Rikthimi i TVSH-së në bujqësi, ministri Salla shpjegon si do të kompensohen fermerët me 10%

Për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj. Skema e re e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për prodhimin bujqësor dhe blegtoral pritet të hyjë në fuqi nga janari. “Pra, po ta marrim thjesht, nëse një fermer shkon një faturë 1 milionë lekë të reja, do t’i kthehen 100.000 lekë në llogarinë e tij. Kjo është përfitimi i drejtpërdrejtë i çdo fermeri shqiptar dhe është një mundësi shumë e mirë që fermerët shqiptarë të përfitojnë direkte nga skema e qeverisë shqiptare. Kjo skemë do të ndiqet nga Ministria e Financës, por edhe nga sistemi i taksave që periodikisht të gjithë fermerët do të çojnë faturat e tyre pranë institucioneve përkatëse”,...