Kur do ta marrin pensionistët bonusin e këtij fundviti dhe kush janë kategoritë që përfitojnë, zbardhen detajet…

Kur do ta marrin pensionistët bonusin e këtij fundviti dhe kush janë kategoritë që përfitojnë, zbardhen detajet…

Kryeministri Edi Rama zbuloi dje se të gjithë pensionistët do ta marrin bonusin e fundvitit para festave të dhjetorit. Gjatë një takimi me qytetarët në njësinë nr. 5 në Tiranë, kryeministri Rama deklaroi se ndarja e bonusit do të bëhet sipas fashave që janë sqaruar më herët. Rama tha gjithashtu se pensionet kanë peshën më të madhe në buxhet, ndërsa shtoi se rritja e tyre kërkon një punë të madhe dhe kohë. “E kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, sesa e vështirë është për t’u rritur pensionet. Sepse duhet të ndryshojmë kushtet. Që të ndryshojmë kushtet duhet të rrisim ekonominë, të ndërmarrim reforma. Kjo në fund të ditës është një çështje mundësie, jo dëshire. Mirëpo është edhe kërkesa që ka peshën...