Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
LaCivita i “gris” xhepat PD-së, Flamur Noka mesazh deputetëve: Paguani 100 euro, na duhen për partinë
Partia Demokratike përveç krizës së brendshme lidhur me lidershipin dhe humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, duket se po përballet edhe me krizë financiare. Në një mesazh të brendshëm që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat, që të japin një kontribut mujor financiar për partinë. Sipas burimeve të siguruar nga “Gazeta Tema”, Noka kishte kërkuar fillimisht që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve. Pas kësaj, është vendosur hapja e një llogarie bankare zyrtare në emër të Partisë Demokratike, ku çdo deputet duhet të derdhë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si...