‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

‘Makina e tij është goditur’, Xhaferri tregon se një anëtar i FRPD ka qenë prezent në atentatin e Rinasit

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në një studio televizive ka folur për atentatin që i mori jetën Gilmando Danit. Xhaferri ka treguar se një automjet që ndodhej i parkuar në vendngjarje i përkiste një anëtari të FRPD. Deputeti ka treguar se anëtari i FRPD ka qenë në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk është dëmtuar. Më tej, Xhaferri tha se makina e tij është goditur me 4 plumba. “Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera,...