Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dinamo rikthehet në fushë, Dajën e shqetëson sulmi
Dinamo ka lënë pas pushimet, duke u rikthyer në fushë ditën e djeshme. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Elbasanit. Daja iu kishte dhënë lojtarëve një pushim prej 2 ditor, teksa të martën nisi stërvitja. Skuadra ishte me mungesa të shumta duke qenë se Aliji është grumbulluar nga Kombëtarja A, ndërsa Hekuran Berisha nga Kosova U21. GJENDJA FIZIKE- Një tjetër mungesë e rëndësishme për Dinamon ishte ajo e sulmuesit në djathtë, Nani. Portugezi ka pasur një problem shëndetësor dhe nuk mund të stërvitej ndërkohë që pritet të rikthehet në fushë ditën e sotme. Me shumë gjasa, Nani do të stërvitet individualisht, por nuk raportohet për dëmtim apo problem serioz. Me grupin ka provuar të stërvitet edhe...