Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, analisti Preç Zogaj ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke i cilësuar ato si pjesë të konflikteve të brendshme në botën e krimit.  Ai shtoi se ngjarje të tilla janë pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale që kanë jetuar konflikte dhe kanë krijuar hasmëri ndër vite.  Sipas Zogajt, këto zhvillime tregojnë se konfliktet e brendshme të botës së krimit po dalin gjithnjë e më shumë në sipërfaqe, duke prodhuar ngjarje të rënda me pasoja për sigurinë publike.  “Mendoj se është një atentat i mirë menduar në detaje që gatuhet në botën e erret të krimit, dhe është shprehje e larjes së hesapeve mesa shikoj unë dhe nuk shoh arsye tjetër. Janë grupe kriminale që kanë jetuar konflikte, kanë krijuar...