“Vrasja në Rinas një nga më të sofistikuarat”, profesori i Drejtësisë: Policia të mësojë të rrethojë vendin e ngjarjes, jo si të përdorë dronin

“Vrasja në Rinas një nga më të sofistikuarat”, profesori i Drejtësisë: Policia të mësojë të rrethojë vendin e ngjarjes, jo si të përdorë dronin

Një atentat me karakter profesional, i kryer më 11 nëntor pranë zonës së Rinasit, tronditi kryeqytetin dhe la pas një të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Viktima, Gilmando Dani, u qëllua me rreth 20 plumba dhe vdiq në vend; i plagosur mbeti Muçi Shaljani “Sheqeri”, i goditur me 10 plumba, dy prej tyre në kokë, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.  Për ngjarjen foli në emisionin e Klan News profesori i drejtësisë Kreshnik Myftari, i ftuar nga gazetari Besard Jacaj. Myftari e vlerësoi atentatin si një nga më të sofistikuarit që ka parë në dekadën e fundit dhe kërkoi masa strikte proceduriale nga institucionet e hetimit.  “Vrasja më parë më e sofistikuar, më e sinkronizuar e pothuajse 10 viteve të fundit. Kisha kohë që nuk dëgjoja, nuk shikoja vrasje me pritë...