Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-“Sa gra ke, me ju kurrë si dihet?”, Batutat e Trump/ Spërkat me parfum homologun sirian
Një gjest i papritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, befasoi homologun e tij sirian, Ahmed Al Sharaa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë bisedës kokë më kokë të hënën më 10 nëntor, Trump i dhuroi Al Sharaa-s parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”, të prezantuar verën e kaluar si referencë për dy mandatet e tij presidenciale. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me parfum dhe më pas homologun sirian dhe anëtarët e delegacionit të tij. “Eja këtu… ky ka aromën më e mirë! Edhe ti merr pak”, thotë presidenti Trump. Trump përfundoi gjestin duke i dhuruar Al Sharaa-s një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin tha se e kishte për gruan e presidentit të Sirisë. “Dhe ja një shishe për gruan tënde! Sa...