“Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

“Unë 49, ti 51%”/ Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Fillimisht, Ademi rrëfeu historinë e familjes së tij, që u zhvendos nga Kosova në Shqipëri në vitin 1990. -Ju jeni person, ose profil biznesi shumë pak i njohur në Shqipëri, prej sa kohësh drejtoni kompaninë? Ademi: Ne kemi një biznes familjar që daton që në vitet ’80 në Kosovë dhe në vitin ’90 u transferuam për shkak të përndjekjes që i bëhej tim eti. Në atë periudhë ai merrej me tregti, në fillim të viteve ’90, im atë përndiqej nga Serbia dhe ne zhvendosemi në Tiranë. Edhe këtu filloi të merrej me biznes, mbaj mend që sillte soba të vajgurit nga Turqia, deri në vitin 1994. Në atë vit, futet në biznesin e ndërtimit, projekti i parë ishte Linza, në Dajt. Kompania jonë ishte nënkontraktori kryesor...