Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Sekuestrova armët e grupit të zjarrit”- Ish prokurori për 21 janarin: Mblodha gëzhojat, probleme pati me urdhrat e ndalimit
Në studion e “Off thë Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN u risollën në vëmendje ngjarjet e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, 4 protestues. Ish- prokurori Ervin Karanxha rrëfeu se ka sekuestruar armët e grupit të zjarrit dhe ka mbledhur shumë gëzhoja në vendngjarje. “Ditën e ngjarjes unë kam qenë prokuror që bëra veprimet e para hetimore, jemi ndarë më sektorë bënë këqyrjen. Pati një prononcim publik të ish-ministrit të ndjerë Olldashi që një Mercedez Benz ka patur lëndë plasëse, bëmë këqyrjen dhe rezultoi që nuk kishte lëndë plasëse, por lëndë drusore. Nuk kishte lidhje fare. Mora detyrën që të merrja armët e grupit të zjarrit. Ishte një vendim sekuestro. Shkuam te komando e gardës”, u shpreh ai...