Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Opozita nga e hëna në protestë”, deputeti i PD jep detajet e organizimit
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka folur në “Now” lidhur me vendimin e kreut të PD-së për të thirrur një protestë ditën e hënë të 17 nëntorit përpara Kryeministrisë. Deputeti theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe do të shërbejë si një thirrje qytetare për çdo çështje që PD e mendon si problematikë. Sipas tij, protesta nuk do të jetë një akt i vetëm, por nisja e disa reagimeve të vazhdueshme nga opozita, ndërsa theksoi se bojkoti parlamentar nuk është në plan.