Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ky atentat nuk bëhet pa 2 mln euro investim”, gazetari zbulon detajet: I plagosuri u punësua nga…
Gazetari Bledian Koka, zbuloi se i plagosuri në atentatin ku u vra Gilmando Dani “është rekrutuar në AMP nga ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha”. “Ervin Hoxha menaxhoi për një vit e gjysmë Ministrinë e Brendshme dhe ky njeri, që doli nga më të votuarit në Tiranë në zgjedhje, kishte në stafin e tij elektoral pikërisht personin që sot po lufton me vdekjen. Këtu lind pyetja: çfarë shteti kemi? Ish-ministri nuk ka dalë që të distancohet nga ky informacion, që ka ndërhyrë për emërimin e të plagosurit. Kemi prej vitesh një sistem ku shteti dhe krimi nuk janë më kundër njëri-tjetrit, por krah njëri-tjetrit”, tha Koka i ftuar në një studio televizive. Ai tha se ky është atentat që nuk bëhet pa 2 milionë euro investim....