Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Makina përfundoi në kanal, momenti kur policia tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga ‘Benz’-i
Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Vlorë, ku policia po tenton të nxjerrë 5 të rinjtë nga makina tip “Benz” e cila ra në kanal. Ata kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë kanë përfunduar në kanal. LEXO EDHE: Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Novoselës: Benzi fluturon në kanal, pesë të lënduar Të rinjtë, pasi u nxorën nga automjeti, po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.