Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Skandal në Kishën Katolike të Spanjës — Peshkopi akuzohet për abuzim seksual me të mitur
Një rast tronditës abuzimi me fëmijë që përfshin Kishën Katolike ka shperthyer në Spanjë. Sipas informacionit nga gazeta ‘El País’, çështja ka të bëjë me Rafael Sornoza, peshkopin aktual të Cádiz dhe Ceuta-s. Një burrë ka akuzuar peshkopin për abuzim seksual me një djalë nga mosha 14 deri në 21 vjeç, në vitet 1990, kur peshkopi ishte ende prift dhe drejtor i seminarit në Getafe, pranë Madridit. Kisha Katolike Spanjolle tha se “po nis një hetim mbi një ankesë për pedofili kundër Peshkopit të Cadiz, Rafael Sornoza”. Viktima raporton “përkëdhelje” dhe “puthje” gjatë kampeve dhe më pas gjatë seminarit që ndoqi ish-kandidati. Sipas “El Pais”, ngjarjet që aktualisht po ndiqen penalisht u sollën në vëmendjen e Vatikanit në fillim të verës, kur viktima paraqiti një...