Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

Ish-deputeti i PD-së, Asllan Dogjani: Atentati në aeroport cenon sigurinë kombëtare

Atentati mafioz i djeshëm, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, ka qe në fokus të emisionit “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishanit, ku përveç analistëve të njohur Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, ishte i ftuar edhe ish deputeti i PD-së, Asllan Dogjani. Ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i Forcave Speciale, Asllan Dogjani, ishte kritik i ashpër, duke theksuar se ngjarja në Aeroportin e Rinasit, një vend i konsideruar i sigurt, tregon për një krizë të sigurisë kombëtare. Duke iu referuar pamjeve të publikuara nga ekzekutimi, Dogjani bëri një analizë të sjelljes së atentatorëve, duke e lidhur atë me trajnimet e forcave të rendit. “Kam qenë pjesë e forcave speciale. Tek autorët kam parë që veprimet i bënin me...