Vrasja në Rinas -“Lëvizjet e njërit prej atentatorëve tregojnë eksperiencë disa­vjeçare”

Vrasja në Rinas -“Lëvizjet e njërit prej atentatorëve tregojnë eksperiencë disa­vjeçare”

Gazetari Lavdrim Lita, duke analizuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, theksoi se autori kryesor që qëlloi tregon shenja të qarta profesionalizmi.  Sipas tij, mënyra si lëviz, si mban armën dhe si qëllon, tregojnë se kemi të bëjmë me një person me përvojë të gjatë dhe trajnim të mirë në përdorimin e armëve, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gabime gjatë atentatit.  “Sipas mënyrës si ecën, me lëvizje taktike, mënyra si e mban armën dhe si qëllon, shihet qartë që ka përvojë disa vjeçare”.  “Edhe detaje të vogla, këpucët që ka veshur, tregojnë se është person me trajnim dhe eksperiencë. Ai është i vetmi që di të qëllojë mirë, e mban armën në mënyrë të kontrolluar, dhe...